Një yll popi është arrestuar në Egjipt pasi ka bërë një videoklip ku kafshonte një banane në mënyrë shumë provokative.

Këngëtarja e quajtur Shyma duket se i ka hapur vetes shumë telashe, pas klipit pikant që ka publikuar, ku shfaqet mjaft provokuese në rolin e “mësueses” në një klasë plot me meshkuj.

Ajo u arrestua me dyshimin e nxitjes së shthurjes dhe kënga “I Have Issues” ka marrë një numër jo të vogël ankesash.

Videoja tregon se Shyma po imiton një akt seksual ndërsa po kafshon një banane përpara një dërrase të zezë ku shkruan “Mësimi # 69”.  

 “Nxënësit” e saj meshkuj më pas kopjojnë sjelljet e saj të çuditshme gjatë videos.

Ajo u sulmua nga mediat lokale, sipas të cilave: “Këngëtarja Shyma nxit shthurjen e të rinjve”.

Por të tjerë kanë treguar mbështetje për yllin dhe e kanë quajtur arrestimin e saj “të pabesueshëm”.

Këngëtarja tani ka kërkuar falje për videon, por tha se nuk priste që ajo të shkaktonte kaq shumë polemika./tvklan.al