Ky është momenti i tmerrshëm kur një luan sulmon një fëmijë gjatë një emisioni televiziv në transmetim direkt. Incidenti që gati sa nuk përfundoi në katastrofë, ka ndodhur gjatë programit meksikan “Con Sello de Mujer.”

Gjithçka dukej se shkonte më së miri, deri sa vajza e vogël e cila ndodhej e ulur në prehrin e nënës së saj, nisi të qajë.

Tingulli i zërit të saj mbase e ka shqetësuar luanin, që menjëherë ka tentuar ta sulmojë vogëlushen.

Nga ky incident fatmirësisht vajza nuk është lënduar, por është frikësuar shumë.

Kjo video e marrë nga emisioni është transmetuar në vitin 2007, por kohët e fundit është rishfaqur në internet, duke u kthyer në “hit”./tvklan.al