Një kamera sigurie ka filmuar momentin kur Lefter Canaj i vë flakën Dashamir Saraçit në repartin e Hemodializës së një spitali privat në Tiranë.

Në pamjet filmike, të siguruara nga Televizioni Klan, duket qartë se si 57 – vjeçari Canaj i afrohet 38 – vjeçarit Saraçi që po merr dializën, e spërkat atë me benzinë nga një shishe që kishte me vete dhe arrin të ndezë një çakmak, edhe pse rrëzohet nga përleshja me Saraçin.

Gjithçka zhvillohet në harkun kohor të 2 minutave. Sipas policisë, autori pasi ka mbaruar mjekimin ka dalë jashtë dhe është rikthyer përsëri në repartin e dializës. Është ora 10:56 minuta, ku ai shihet në këtë video duke futur disa rroba në një çantë.

Ndërkohë dy viktimat e tjera të kësaj ngjarje, pacientet Sanilje Sulja 65 – vjeç dhe Anife Mali 55 – vjeç, si dhe objektivi i sulmit të tij Dashamir Saraçi janë duke marrë mjekim.

Në foto Lefter Canaj

Në foto Lefter Canaj

Por në të vërtetë Canaj nxjerr nga çanta 1 shishe benzinë dhe shkon drejt krevatit ku ndodhet Dashamir Saraçi. Canaj fillon ta spërkasë me benzinë. Ndërsa 38 – vjeçari Saraçi mundohet ta ndalojë duke u konfliktuar me të.

Autori në një moment rrëshket për shkak të vendit të lagur me benzinë dhe nxjerr nga xhepi një çakmak duke i vënë flakën Saraçit. Në video shihet edhe infermieri që përpiqet ta ndalojë 57 – vjeçarin, por e ka të pamundur. Në filmime shihet se Saraçi, por edhe agresori Canaj marrin flakë, pasi të dy janë spërkatur me benzinë.

Ndërkohë viktima Sanije Sulaj, e cila është vetëm 1 metër larg autorit merr flakë, pasi edhe krevati i saj u spërkat me benzinë. Viktima tjetër, Anife Mali, që ndodhej në krahun tjetër d. Të dyja këto shtetase, sipas policisë, kanë vdekur nga asfiksia. Por kjo mbetet për t’u sqaruar pas përfundimit të raportit mjeko – ligjor.

Në video shihet edhe mometi kur autori i kësaj tragjedie, Lefter Canaj përpelitet mes flakëve për të shpëtuar. Ndërkohë 38 – vjeçari Saraçi nuk shihet më për shkak të flakëve të mëdha. Në orën 10:58 minuta, reparti i Hemodializës është i përfshirë i gjithi nga flakët.

24 orë pas ngjarjes, policia njoftoi se autori Lefter Canaj, personi që shihni në foton pak më lart, ndërroi jetë. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë zjarrit. Ndërsa 38 – vjeçari Saraçi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Motivi i kësaj ngjarje, sipas policisë, mbetet i paqartë. Dyshohet se Canaj e Saraçi kanë patur një konflikt të momentit me njëri – tjetrin, por ky version nuk konfirmohet zyrtarisht nga grupi hetimor. Ndërsa autori i kësaj ngjarje dyshohet se prej kohësh vuante nga depresioni.

Tv Klan