Ky është momenti kur një pushues është tronditur nga fakti se ka shpëtuar një peshkaqen, me idenë se ishte një delfin. Nicolas Andre, ka nxituar për të ndihmuar gjallesën gjigante, e cila kishte ngecur në ujërat e “Lizard Point” në Cornwall.

Me ndihmën e një njeriu tjetër, Nicolas ka marrë këmishën e tij duke e vendosur rreth bishtit për ta nxjerrë nga thellësia e ujit. 49-vjeçari nga Durhami ka thenë: “Unë kurrë nuk kam parë dhe prekur një peshkaqen në jetën time”.

Peshkaqenët e quajtur “ Basking”, vendosen rregullisht përgjatë bregdetit Cornish gjatë muajve të verës. Ata konsiderohen si peshqit më të mëdhenj në botë pas balenave. Megjithatë ata nuk përbëjnë kërcënim për njeriun, sepse ata nuk kanë dhëmbë dhe ushqehen vetëm me planktone. /

tvklan.al