Persona të paidentifikuar kanë vjedhur zyrën e Gjendjes Civile në Lezhë.  Sipas policisë vjedhja ka ndodhur gjatë natës. Hajdutët kanë mundur të marrin një sasi parash dhe një monitor kompjuteri.

Policia e Lezhës bën me dije se autori/ët kanë vjedhur 360 mijë lekë të vjetra të prerjeve të ndryshme.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë të dhënë sa i përket identitetit të autorëve. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbulimin e identitetit dhe lokalizimit të tyre.

/tvklan.al