FergusonProtestat në Shtetet e Bashkuara kanë vijuar sot në qytetin e Sent Ljuisit. Ai ndodhet pak kilometra larg nga Ferguson ku në gusht një oficerit i policisë vrau adoleshentit me ngjyrë Majkëll Braun.

Të hënën një juri vendosi që polici nuk duhet marrë në hetim për këtë ngjarje. Protestuesit në Sent Ljuis kanë tentuar të hyjnë me forcë në godinën e bashkisë, por forcat e rendit nuk i lejuan ata. Policia rrethoi ndërtesën, ndërsa arrestoi disa prej protestuesve.

Demonstratë ka patur edhe në Milano, përpara godinës së Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Itali.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë disa qindra persona, të cilët kanë lëshuar ndaj ndërtesës flakadanë, ndërsa mbanin në duar parrulla të ndryshme kundër racizmit.

Tv Klan