Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar një takim surprizë me ish-Presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e këtij të fundit në Mar-a-Lago të Floridas.

Cameron dhe Trump u takuan ballë për ballë, ku ministri i Jashtëm britanik i kërkoi ish-Presidentit që republikanët të mos bllokojnë fondin që do t’i shkojë në ndihmë Ukrainës.

Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë mes një ministri britanik dhe ish-Presidentit Trump që prej vitit 2021 kur u largua nga detyra.

Ministri Cameron zhvillon një vizitë të nivelit të lartë në SHBA në përpjekje për të bindur anëtarët e Kongresit amerikan që të votojnë paketën ekonomike prej 60 milionë Dollarësh për Ukrainën, si dhe për diskutuar gjithashtu edhe për situatën në Gaza.

Paketa ekonomike është e bllokuar nga Kongres nga republikanët, teksa ministri britanik kërkon nga Trump të bindë të vetët për ta miratuar.

Në fillim të vitit, David Cameron paralajmëroi Kongresin amerikan që të mos shfaqë dobësinë njësoj si në rastin kundër Hitlerit në vitin 1930.

Por këto komente të tij shkaktuan reagimin e ashpër të kongresmenes së djathtë dhe aleates së Trump, Marjorie Taylor Greene, e cila ofendoi Cameron dhe i tha “të shqetësohej për vendin e tij”.

Ministri i Jashtëm britanik do të udhëtojë për në Uashington pas takimit me Donald Trump, i cili në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit garon për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

/tvklan.al