Diplomati francez, Michel Tarran është Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë. Ai është emëruar më 14 Maj, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në vendin tonë ku ka marrë zyrtarisht detyrën.

Nga Shtatori 1994 deri në Gusht 1998, ai ka qenë atashe për Kulturën, Shkencën dhe Bashkëpunimin në ambasadën franceze në Shqipëri dhe përveç gjuhës mëmë franceze, ai flet shqip, anglisht dhe rusisht. 

Gjatë karierës së tij si diplomat ai ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera të rëndësishme si ambasador dhe zëvendësamabasador i Francës në disa shtete.

Tarran zëvendëson në këtë pozicion diplomaten Clarisse Pasztory, e cila mbante përkohësisht detyrën e kreut të Prezencës së OSBE-së.

Tv Klan