Dëme të shumta janë shkaktuar për të gjithë banorët e fshatrave në Vlorë dhe Fier, nga çarja e argjinaturës së lumit Vjosë. Sipas njoftimit të policisë së Vlorës bëhet më dije se niveli i ujit ka shkuar mbi një metër në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”.

Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.

Njoftimi i Policisë së Vlorës për situatën:

Në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujërat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras. Si pasojë rruga e vjetër është e mbuluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”.

Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punocnjës policie. Po merren masa për nxjerrjen e mjetit dhe punonjësve të policisë me mjetet e FA.

/tvklan.al