Shkodranët e basketbollit fitojnë në fushën e Ibar

Vllaznia në basketboll për meshkuj triumfoi në fushën e Ibar Rozhaje në takimin e vlefshëm për Ligën Ballkanike.

Skuadra shkodrane fitoi sfidën e raundit të 13 me rezultatin 82 – 66. Një paraqitje e mirë ekipit shqiptar në gjysmën e dytë të ndeshjes së luajtur të mbrëmjen e së martës në Malin e Zi.

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë. Ndërkohë është tërhequr nga gara Rahoveci për shkak të shpenzimeve.

Tv Klan