rama-vloree250 familje vlonjate që kanë ndërtuar pa leje kanë përfituar dokumetat e pronësisë. Disa dhjetra prej tyre iu është dorëzuar nga Kryeministri Rama çertifikata e legalizimit i cili ka përsëritur se kanë bërë në këto 1 e gjysmë qeverisje për këtë proces aq sa demokratët bën në 8 vite qeverisje.

Në Vlorë, Rama ka dorëzuar në mënyrë simbolike dhe dokumentat e pensionit për disa dhjetra pensionit që përfitojnë nga skema e re e pensioneve. Sipas Kryeministrit është e qartë ndarja mes propagandës dhe besimit të reforma që nisi të zbatohet nga data 1 Janar.

Pas shembjes së dhjetra shtëpive të ngritura në lagjen Kushtrimi, në Vlorë ka nisur zbatimin një projekti për ndërtimin e segmentit që lidh rrugën Transballkanike me autostradën Vlorë – Fier. Kryeministri Rama që inspektoi kantierin e punimeve e vlerësoi si premtim të mbajtur Vlorën e harruar prej vitesh sipas tij nga politika.

Një tjetër premtim të mbajtur kreu i qeverisë ka vlerësuar dhe dorëzimin e çelsave të shtëpisë së re për të moshuarën Dhora Gjoni në Novoselë, banesa e së cilës u rrënua pas përmbytjeve muajin e shkuar.

Tv Klan