fieri

Skënder Krasniqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 82-vjeçarit Nevruz Likometaj në Fier, ka mohuar akuzën para gjykatës.

37-vjeçari ka sqaruar se nuk kishte motiv për ta vrarë 82-vjecarin dhe se nuk kishte dijeni për ngacmimet që viktima, mund të kishte bërë ndaj nënës së tij.

Pavarësisht pretendimeve të Krasniqit gjykata ka vendosur ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria ende nuk ka paraqitur prova për fajësinë e 37- vjecarit, por burime pranë saj thonë se, provat kanë lidhje me një person të dytë që ka bashkëpunuar në vrasje dhe po kërkohet nga policia.

Skënder Krasniqi u arrestua dy ditë pas vrasjes së Novruz Likometaj. I moshuari u gjet i masakruar të dielën që shkoi në një kosh mbeturinash në afërsi të banesës së djemve të tij në lagjen “8 shkurti. Viktima jetonte i vetëm në një tjetër lagje ku kishte banonte dhe i pandehuri.

Tv Klan