Asnjë nga provat biologjike të gjetura në makinën ku dyshohet se u dhunua dhe u mbajt Gazmend Çollaku i vrarë gati dy vite me parë, nuk përputhen me ato Denis Shtrazës i akuzuari i vetëm për këtë ngjarje.

Në procesin gjyqësor të kësaj çështje që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë dëshmuar dy ekspertë biologë që kanë kryer analizat e ADN-së gjatë hetimeve. Armanda Deda, ekpserte pranë laboratorit te policise e cila ka kryer ekspertimin biologjik akt të cilin e disponon edhe Tv Klan, sqaroi para gjykatës se në provat e gjetura në makinë nuk është përfituar profili gjenetik i Denis Shtrazës.

Sipas aktekspertimit, profili gjenetik i përfituar nga kampioni i pështymës së të akuzuarit është i ndryshëm nga profili i përfituar nga gjaku në fashetat të cilat kishin lidhur duart e Gazmend Çollakut. Gjithashtu në asnjë nga provat e tjera bilogjike  të kqyrura për efekt të këtij hetimi nuk perputhen me të Denis Shtrazës. Gjithashtu gjatë hetimeve në morgun e Durrësit eshte marrë një kampion gjaku i viktimës.

Por ky kampion nuk përputhet me gjakun e nënës së viktimes. Ndërsa njollat e gjakut të gjetura në makinë dhe në fashët përputhen plotësisht. Avokatët mbrojtës pretendojnë se në këtë rast hetimi ka çaluar dhe nuk është kryer siç duhet. Ndërsa gjykata urdhëroi eskpertët që të krahësohen te gjitha njollat e gjakut të gjetura në makinën Shtrazës për të konfirmuar nëse janë të një personi.

Tv Klan