Prokuroria e Elbasanit ka arritur shkencërisht të provojë se personi i vrarë më 15 Dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, është Arben Lleshi.

Akt-ekspertimi i ADN-së është kryer nga Prokuroria dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore pas pretendimeve të familjarëve, të cilët thanë se viktima nuk është Arben Lleshi.

Nëse familja mund të refuzojë sërish të tërheqë trupin, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Burrelit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.

Klan News