Ekspertët mjeko-ligjor gjetën 6 plumba në trupin e liderit të partisë SDP, Oliver Ivanoviç, i cili u vra ditën e sotme në Mitrovicë.

Sipas “ABC News”, ekspertët deklaruan se 6 plumbat që u gjetën në trupin e Ivanoviçit kanë dalë nga një armë e kalibrit të vogël.

Lideri i partisë së serbëve të Kosovës u qëllua për vdekje ditën e martë përpara zyrës së tij në Mitrovicë.

Oliver Ivanoviç ka qenë Sekretar i Shtetit serb për Kosovën dhe Metohinë nga viti 2008 deri në vitin 2012. 64-vjeçari është gjykuar edhe për disa krime në veri të Mitrovicës./tvklan.al