masa ymeriGjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për Flamur Ymerin, 45-vjeçari i cili qëlloi për vdekje dy të rinj gjatë një tentative grabitje në shtëpinë e tij në Selitë.

Gjatë seancës Ymeri nuk tha asnjë fjalë ndërkohë që i ka qëndruar dëshmisë së dhënë se i ka qëlluar dy të rinjtë për vetëmbrojtje.

Sipas avokatit Saimir Visha veprimi i Flamur Ymerit përligjet pasi sigurohet nga institucioni i mbrojtjes së nevojshme.

Ndërkohë që ekspertët e prokurorisë ende nuk kanë përcaktuar mekanzimin e ngjarjes ekspertiza balistike pritet të saktësojë dhe armët e përdorura për vrasjen e Adnan Lulit dhe Ervin Shabës.

Tv Klan