Kasëm Lila, 56 – vjeçari që vrau gruan e tij në fshatin Ndroq është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura nga gjykata, por mësohet se Lila e mësoi në sallën e gjyqit vdekjen e bashkëshortes së tij. 56 – vjeçari ka treguar para gjykatës se konfliktet me gruan kishin nisur pas ndërprerjes së Kemp -it nga ana e institucioneve shëndetësore.

Kjo gjë ka sjellë dhe probleme ekonomike në familje dhe shpesh çifti grindej me njëri – tjetrin. Autori i krimit ka treguar edhe momentin kur u vra gruaja e tij, Fize Lila.

Sipas Kasëm Lilës, ai kishte tentuar disa herë të vriste vetëm dhe ditën e ngjarjes ka marrë çiften e të vëllait. Por ka qënë ky i fundit që ka ndërhyrë duke e mos lejuar të qëllojë mbi vetën. Nga ky moment, sqaroi 56 – vjeçari, nuk mban mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur.

Të dielën e kaluar, Kasëm Lila qëlloi mbi gruan e tij 41 – vjeçare duke e lënë të vdekur në vend ndërsa plagosi kunatën e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan