21 muaj pas vrasjes së Suela Sulës në Shkodër, hetimet kanë zbardhur se 38-vjeçarja u mbyt nga një punonjës i mobilerisë.  Urdhërin e kishte dhënë bashkëshorti i Suelës, Sadedin Sula, i cili mbahet i arrestuar që prej prillit të vitit 2016 kur ndodhi krimi.

Mirëpo analizat e ADN-së çuan hetuesit edhe në emrin e Fatjon Karmeshtnës, lidhje e ngushtë me Sadedin Sulën, e provuar edhe nga tabulatet telefonike.

Ekspertët kane bërë krahasimin me mbetjet që 35-vjecari la në grykën e nje shisheje uji, me mbetjet të marra nga thonjtë e viktimës Suela Sula. Këto dy profile përputhen plotësisht dhe është konfirmuar shkencërisht se Karmeshtna është vrasësi, ndërsa urdhri është dhënë nga biznesmeni Sadedin Sula. Nëna e tre femijëve u mbyt në tualetin e mobilerisë së familjes së saj.

Aktualisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar procesi në ngarkimi të bashkëshortin të saj për akuzën e vrasjes ne familje. Ndërsa pritet që akuza të rëndohet për të pasi veprën penale e ka kryer në bashkëpunim me 35-vjeçarin Fatjon Karmeshta.

Tv Klan