Sherri për shitjen e një celulari mes disa të rinjve në Tiranë ka përfunduar me një të vdekur. Ngjarja ndodhi mesnatën e hënës në rrugën Gjin Bue Shpata, pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet.

Marvi Mihali 22 – vjeç ky që shihni në këtë foto i kishte blerë një aparat celular, Dejvi Bitrajt. Viktima ka patur një debat me Bitrajn pasi telefoni ishte me probleme.

Marvi Mihali, viktima

Pas kësaj, 19 – vjeçari Bitraj ka thirrur në ndihmë djalin e xhaxhait të tij, Eugen Bitraj dhe dy miqtë e tij Kridens e Marsel Alla.

Sipas hetuesve mes tyre ka patur një konfrontim fizik duke e qëlluar viktimës me grushta dhe sende të forta. Ndërsa 24 – vjeçari Eugen Bitraj e ka qëlluar 22 – vjeçarin Mihali disa herë me thikë. Pas kësaj, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Eugen Bitraj, autori i vrasjes

Marvi Mihali është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në gjendej të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën.

Blutë gjatë mëngjesit të së martës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 personave, të cilët i morën jetën bashkëmoshatarit të tyre. Ndërsa forca të shumta policie kontrolluar në lumin e Lanës për të gjetur armën e krimit. Autori dyshohet se e ka hedhur në afërsi të urës, pranë Drejtorisë së Policisë.

Tv Klan