Ish – deputeti rus Denis Voronenkov është vrarë ditën e sotme në një atentat në Kiev.

Sipas policisë, Voronenkov u vra në hyrje të një hoteli në kryeqytetin ukrainas.

45 – vjeçari, ish – anëtar i partisë komuniste të dhomës së ulët në Parlamentin rus, ishte shpërngulur në Ukrainë  vjeshtën e shkuar dhe kishte marrë nënshtetësinë ukrainase.

Ai u largua nga Rusia sëbashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Maria Maksakova, e cila ishte gjithashtu deputete.  

  Maria Maksakova dhe Denis Voronenkov

Maria Maksakova dhe Denis Voronenkov

Voronenkov deklaroi se u largua nga vendi pasi po persekutohej nga agjencitë e sigurisë ruse dhe për këtë arsye hoqi dorë edhe nga nënshtetësia.

Ai dha disa intervista pas largimin nga Rusia, ku kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin dhe politikat e Kremlinit në Ukrainë.

Denis Voronenkov

Sipas britanikes “The Guardian”, Voronenkov u qëllua për vdekje teksa ishte nisur për të takuar Ilya Ponomarev, gjithashtu deputet i larguar nga Rusia.

Hoteli ku ndodhi ekzekutimi,

Premier Palace

ndodhet në qendër të Kievit dhe frekuentohet nga biznesmenë e të huaj.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Petro Poroshenko thërriti kreun e sigurisë për t’u informuar mbi ngjarjen, ndërsa Kryeprokurori i Ukrainës, Yuri Lutsenko shkruajti në Facebook se vrasja ishte

“mënyra e zakonshme ndëshkuese e Kremlinit”

./tvklan.al