Presidenti serb: Miqtë na gënjyen, do të ndyshojmë qasjen në dialogun me Prishtinën

Presidenti serb Vuçiç në takimin në Beograd me nxënës serbë nga Kosova ka thënë se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Duke paralajmëruar se Strasburgu mund të vendosë për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Vuçiç ka thënë se Serbia është mashtruar nga ndërkombëtarët në lidhje me këtë çështje.

“Do t’ua shpjegoj se si na mashtruan disa të ashtuquajtur miq dhe na gënjyen në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Nuk do të jetë e lehtë për njerëzit tanë në Kosovë, por do të ketë edhe ndryshime në doktrinën dhe qasjet tona. Nuk do të jetë më rasti që të na sjellin në një fakt të kryer si ky.”

Vuçiç ju ka përmendur nxënësve të shkollave fillore edhe bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999 si një padrejtësi të Aleancës Veriatlantike.

Klan News