Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se i ka ftuar qytetarët e Serbisë  për dialog të brendshëm rreth Kosovës në mënyrë që të shmanget barra për pasardhësit e vendit me të cilin udhëheq.

Sipas tij , është e nevojshme që të gjithë së bashku të gjejnë një përgjigje që do të jetë e përhershme dhe të përjashtohet mundësia e konfliktit si një opsion.

“Është koha që si komb t`i ndalim ata që na qëndrojnë mbi kokën tonë, të përpiqemi të jemi realist si dhe të mos ia lejojmë veten të humbim ose ta dorëzojmë atë që kemi ose të mos presim që në duar të na vije atë që që ka kohë që e kemi humbur

” ka thënë ai në një intervistë për Blicin-serb./Klan Kosova.