Will Smith po planifikon që t’i futet politikës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori në një intervistë për “The Hollywood Reporter”. Smith tha se po e konsideron seriozisht që të bëhet pjesë e politikës dhe se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

“Kur shoh panoramën e politikës së ditëve të sotme mendoj se mund të ketë një të ardhme edhe për mua në të. Njerëzit mund të kenë nevojë për mua”, u shpreh aktori 47 – vjeçar.

Smith tha se gjatë këtij viti është ndjerë i shqetësuar për mënyrën sesi po bëhet politikë, duke shpejguar se përfshirja e tij në të është një mënyrë për të ngritur zërin.

Në të shkuarën, ylli i “I Am Legend” sëbashku me bashkëshorten Jada Pinkett Smith kanë qenë mbështetës të Presidentit Barack Obama, megjithatë, në këtë intervistë Smith nuk dha shpejgime se çfarë nuk shkonte me udhëheqjen aktuale. /tvklan.al