Wolt, kompania amerikano-finlandeze e teknologjisë dhe platforma e shërbimit delivery do të sjellë një risi në Shqipëri me hyrjen e saj në vend ditën e mërkurë 13 mars. Me mbi 130 biznese bashkëpunëtore, duke përfshirë mes tyre emra të njohur si Opa, Delibros, Salt, Lift, Likos, Laguna, Yogurteria dhe Pastaria, Wolt premnton të bashkojë standardet ndërkombëtare të shërbimit delivery me shijet vendase, duke ofruar një përvojë të re për të gjithë klientët shqiptarë. Vlen të përmendet se shumë shpejt një shumëllojshmëri emrash të njohur ndërkombëtarë dhe vendas do t’i shtohen platformës, ndër to Elinikon dhe Someg, të cilët po e shtojnë për herë të parë shërbimin delivery.  

Wolt do të nisë shërbimin e saj fillimisht në zonat më të populluara të Tiranës duke u zgjeruar në javët në vijim edhe në periferi të qytetit. Qasja strategjike e Wolt pasqyron përkushtimin e kompanisë për të krijuar një ekosistem sa më të gjallë vendas. Platforma po bashkëpunon me restorante shqiptare dhe emra të njohur ndërkombëtarë, për të krijuar një urë lidhëse mes identitetit vendas dhe atij botëror dhe duke i ofruar të gjithë përdoruesve një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.

Gjatë ditëve të javës, platforma do të jenë në funksion nga ora 08:00 e mëngjesit deri në mesnatë, ndërsa në fundjavë shërbimi do të vazhdojë deri në orën 02:00 të mëngjesit, duke ofruar sa më shumë komoditet për klientët përgjatë gjithë javës. Prania ekskluzive e markës ndërkombëtare Wolt në Shqipëri do të prezantojë shërbime të reja për përdoruesit duke e pozicionuar edhe njëherë kompaninë ndër emrat më të besuar të shërbimit delivery në botë.

Në të njëjtën kohë, përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin ecurinë e porosisë së tyre në kohë reale përmes shërbimit të ofruar në platformë. Për të thjeshtuar blerjet, të gjitha produktet në aplikacion janë të shoqëruara me foto, si dhe mund të paguhen me kartë apo me para. Një shërbim tjetër i veçantë është se të gjithë klientët mund t’i planifikojnë porositë e tyre, në mënyrë që dërgesa të bëhet në orën apo ditën që u përshtatet më shumë. Të gjithë përdoruesit e rinj që regjistrohen në aplikacion do të kenë mundësinë të përfitojnë nga promovimi, ku të gjitha porositë do të dërgohen pa koston e shërbimit delivery për 14 ditët e para. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, konsumatorët kanë akses në ekipin më të shpejtë dhe më të mirë të shërbimit ndaj klientit, i cili përgjigjet mesatarisht në më pak se 60 sekonda.

Hyrja e Wolt në tregun shqiptar simbolizon një epokë të re teknologjike, kulinarie dhe novacioni që premton jo vetëm një shërbim dërgesash, por një eksperiencë gjithëpërfshirëse që promovon shijet e pasura të kuzhinës vendase. Përkushtimi i platformës mbi sigurinë dhe kënaqësinë e klientit thekson misionin e saj për t`i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar. 

Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithsëm i Kompanisë për Rajonin e Mesdheut tha: “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Shqipëri, vendi i 27-të që Wolt prezantohet globalisht. Shqipëria tashmë ka një industri të madhe restorantesh e cila ka potencial të fuqishëm për t’u zhvilluar më tej përmes teknologjisë së avancuar të platformës Wolt, duke ofruar një përvojë unike për konsumatorët dhe mundësi rritjeje për tregtarët vendas. Sot ne nisim shërbimet tona me më shumë se 130 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër bashkëpunëtorësh të rritet në javët në vijim, duke u përhapur edhe më gjerë në vend dhe duke shtuar produkte dhe shërbime në dispozicion të konsumatorëve shqiptarë. Misioni ynë për t’i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar është përkushtimi ynë më i madh”.

Më shumë informacion rreth Wolt:

Wolt është një kompani e teknologjisë me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për të gjithë klientët, tregtarët dhe korrierët e saj. Platforma lidh qytetarët që duan të porosisin produkte të ndryshme me personat që janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato tek klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të ndryshme, duke nisur nga logjistika vendase dhe programet e tregtimit deri tek opsionet financiare. Wolt ka nën emrin e saj edhe dyqane ushqimore. Produktet e kompanisë përfshijë: Wolt + (abonimi i klientëve për të pëfituar shërbimet e platformës), Wolt for Work (përfitimi i ofertave të ndryshme për dërgesat në biznese dhe zyra), Wolt Drive (dërgesa të shpejta tek tregtarët) dhe Wolt Self-Delivery (tregtarët kanë mundësinë të lidhen vet me korrierët e tyre për të dërguar porositë tek klientët). Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja për t’i bërë qytetet vende për të mira jetese duke i fuqizuar ato nëpërmjet zhvillimit të komunitetit vendas. Wolt është themeluar në vitin 2014 dhe në vitin 2022 ajo bashkoi forcat me DoorDash, i cili operon në 29 shtete, 27 prej të cilave janë pjesë e Wolt.