Revista e njohur “World Soccer” publikoi edhe këtë vit listën me 500 futbollistët më me influencë në të gjithë botë. Aty gjejmë emra të njohur si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por nuk mungojnë edhe ata me prejardhje shqiptare.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka konfirmohen edhe këtë vit me kontributin e tyre me përfaqësuesen e Zvicërs. Në këtë grup lojtarësh të përfolur ka edhe hyrje të reja.

Valon Berisha mori vendimin të kalojë te Kosova pas disa vitesh që luante me Norvegjinë. Në zbulim tjetër për këtë renditje është Ezgjan Alioski. Futbollisti që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë shkëlqeu edhe me Lugano në Zvicër ku përkrah në sulm kishte Armando Sadikun.

Në vitet e kaluar ka patur edhe futbollistë  të Kombëtares. kualifikimi në fazën finale të Europianit bëri që në 2016 në 500 futbollistët më me influencë të ishin edhe Lorik Cana, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.

Tv Klan