Një nga zgjedhjet më të sigurta të veshjes për përditshmërinë është kombinimi i një xhakete me xhinse. I thjeshtë, chic dhe nuk zhgënjen kurrë, pavarësisht sa herë i riktheheni.

Por që ky kombinim të duket gjithnjë ndryshe, kemi disa sugjerime që mund t’ju frymëzojnë. Nga xhaketat me rrip të kombinuara me xhinse të gjera apo te xhaketat ‘supersize’ me xhinse klasike, ka një mori mënyrash si mund t’i bëni bashkë këto elemente dhe të dukeni gjithnjë bukur.

Xhaketë neutrale, xhinse të gjera dhe këmishë

Xhaketë me rrip, xhinse në ngjyrë të çelët dhe çizme me takë

Nëse ju pëlqejnë xhinset, por doni të tregoni pak më shumë siluetën ky është kombinimi i duhur.

Xhaketë ‘oversize’, xhinse të bardha dhe çizme kauboj

Xhaketat ‘oversize’ ruajnë një raport më të madh, ndërsa xhinset e bardha e bëjnë pamjen më të freskët dhe të përshtatshme për motin me diell.

Xhaketë me katrorë dhe xhinse me prerje të drejtë

Xhaketë, xhinse me bel të lartë dhe bluzë me vija

Nuk do të gaboni kurrë.

Xhaketë bezhë, xhinse të kaltra dhe atlete ‘retro’

Ndonjëherë duhen zgjedhjet klasike dhe më shumë se kaq nuk do të gjenit. E thjeshtë. Veç kësaj, një xhaketë neutrale ju shpëton shumë veshje në gardërobë.

Xhaketë e leshtë, xhinse të gjera dhe atlete

Një xhaketë leshi në ngjyrë kafe ju duhet për ditët në zyrë, më pas mjaftojnë ca ndryshime të vogla nëse doni të dilni për një gotë pas pune dhe xhinset e atletet për fundjavën.

Xhaketë e zezë, bluzë e shkurtër dhe xhinse të errëta

Ju pëlqejnë kombinimet njëngjyrëshe? Bluzja e shkurtër bën që veshja të mos rëndohet.

Xhaketë lëkurë, trupore dhe xhinse të gjera në pjesën e poshtme

Veç kombinimit, një trupore që ekspozon pak lëkurë i shton pikë veshjes pasi është një nga trendet e vitit 2024.

Xhaketë me dopio pulla, xhinse me prerje të drejtë dhe mokasine

Xhaketat me dopio pulla dhe mokasinet janë shumë klas, ndaj përse mos t’i kombinoni bashkë?/tvklan.al