Vodhi automjetin dhe vendosi që të bënte me të xhiro, fundja përse të ecte në këmbë kur kishte një makinë.

Por aventura e një 29 – vjeçari shqiptar ka marrë fund shumë shpejt, pasi u arrestua nga karabinierët.

Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale M.T u dallua nga autoritetet teksa lëvizte me makinë në Nizza, Savona. Gjatë verifikimit që karabinierët bënë rezultoi se makina ishte e vjedhur pak më herët në lagjen e Santa Rita./tvklan.al