Rusia dhe Kina kanë rënë dakord për të forcuar lidhjet e tyre ushtarake. Kjo është vendosur pas takimit që presidenti rus Vladimir Putin që pati te enjten me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Sipas deklaratës së përbashkët, të dy vendet janë të gatshme të ndërmarrin patrullime të rregullta të përbashkëta detare dhe ajrore, të forcojnë koordinimin dhe bashkëpunimin në nivele dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe të rrisin potencialin dhe nivelin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave dhe kërcënimeve.

Dy presidentët shprehën shqetësimet për atë që e përshkruajnë si përpjekje agresive të SHBA për të shkelur e dhunuar ekuilibrin strategjik bërthamor, sistemin e mbrojtjes globale të raketave të SHBA-së që kërcënon Rusinë dhe Kinën, dhe planet e SHBA-së për armë me precizion të lartë jo-bërthamor.

Putin në konferencën per media vlerësoi qëndrimin e presidentit kinez sa i përket luftës në Ukrainë.

Ndërsa Xi Jinping tha se Kina mbështet thirrjen e një konference ndërkombëtare të paqes të njohur nga Rusia dhe Ukraina në një kohë të përshtatshme me pjesëmarrje të barabartë dhe diskutim të drejtë të të gjitha opsioneve.

Tv Klan