Jude Bellingham pritet t’i kushtojë më shtrenjt arkave të Real Madrid. I blerë në verën e kaluar për 103 milionë euro nga Borussia Dortmund, mesfushori anglez ka treguar të gjithë potencialin me skuadrën spanjolle.

Vetëm në sezonin e parë ai ka shënuar 21 herë mes kampionatit dhe Champions League për të qenë në garë për Këpucën e Artë të La Liga dhe në Europë. Performanca që mund të rrisin çmimin e lojtarit.Përveç 103 milionë eurove të paguara më pak se një vit më pare.

Real Madrid mund t’i kërkohet të paguajë edhe 30 të tjera në arkat e Borussia Dortmund, pasi klubi gjerman ka përfshirë edhe bonuse të lidhura me performancën në marrëveshjen e Bellingham. Nëse ai është golashënuesi më i mirë, Florentino Perez do të duhet të paguajë më shumë.Të njëjtën gjë nëse ai përfshihet në formacionin ideal të Champions League ose në formacionin ideal në FIFA.

Çmimi i Bellingham mund të rritet në rreth 134 milionë Euro, ekuivalente me 30% të shifrës së paguar në fillim nga Real Madrid. Klubi spanjoll kishte rënë dakord me verdhezinjtë që përpos shifrës fillestare të shlyente edhe këtë klauzolë. Jude Bellingham ka një kontratë me Real Madrid deri në vitin 2029.

Klan News