Përgatitja – 15’, Pjekja – 10’, Pushimi – 2 orë

Përbërësit për 4 persona

4 të verdha veze

25 gr sheqer

200 ml verë Moskato d’Asti

200 ml krem qumështi

4.5 gr (2 fletë) xhelatinë

Përgatitja:

Rrihni në një tenxhere (mundësisht bakri) të verdhat e vezëve me sheqerin dhe verën Moskat. Vendosini në një zjarr mesatar (ose në banjamari) dhe lërini të ziejnë, përziejeni dhe rriheni vazhdimisht duke mos lejuar që kremi zabaione të shkumëzohet dhe të lidhet. Shtoni xhelatinë që paraprakisht e keni njomur në ujë të ftohtë, kulluar dhe shtrydhur mirë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Rrihni kremin e qumështit dhe shtojani kremit gabione, që është ftohur. Hidheni përbërjen në gota individuale dhe lëreni të forcohet në frigorifer për të paktën 2 orë. Hidhini dekorin sipas dëshirës.

/tvklan.al