LSDM-ja përmes një kumtese i është përgjigjur Nikolla Gruevskit, i cili sot kërkoi që sa më parë të mbahen zgjedhjet lokale së bashku me ato parlamentare. Nga LSDM thonë se, Gruevski duhet kuptojë se më shumë se një vit nuk është kryeministër dhe se OBRM-PDUKM-ja për shkak të tij është e izoluar dhe më e rëndësishmja thonë nga LSDM, të ndalojë të uzurpojë pushtetin në kurriz të qytetarëve.

“Mbi 700 mijë qytetarë qëndrojnë pas shumicës së re parlamentare, e cila sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve do të formohet edhe qeveria e re reformuese. Këtë Gruevski nuk mund ta ndalojë. Koha e uzurpuesit si Gruevski mbaroi

”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se politikanët konstruktiv brenda OBRM-PDUKM-së do të gjejnë forcë dhe do të largohen nga politikat destruktive të Gruevskit./INA