“Të jeni në shërbim të qytetarëve”

Kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, u ndau nominalisht detyrat dhe obligimet 19 anëtarëve të qeverisë së tij. Ai u kërkoi që të punojnë me përkushtim për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

I pari që mori letrën e mandatit  ishte Zv/Kryeministri i parë Artan Grubi, kurse më pas edhe Zv/Kryeministrat e tjerë.

Duke u dëshiruar suksese 19-të Ministrave të rinj, Kryeministri Zaev u bëri thirrje që të punojnë me përkushtim, për shkak se, siç tha, qytetarët i kanë obliguar në zgjedhjet e 15 Korrikut.

“Me punën tuaj të jeni shembull për qytetarët. Respektoni kodin etik të punës së qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike dhe shpërndani vlera etike. Investoni përpjekje maksimale që në fund të mandatit më 2024, si rezultat indryshimeve pozitive që do t`i bëjmë, Maqedonia e Veriut të jetë vendi ku qytetarët do të duan të jetojnë”, wshtw shprehur kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev edhe njëherë ka ripërsëritur prioritetet e mandatit katër vjeçar të Qeverisë së re. Sanimi i pasojave ekonomike nga korona-kriza, reformat në gjyqësor, arsim e ekologji, lufta kundër krimit e korrupsionit do të jenë në fokusin e programit qeveritar. Maqedonia e Veriut, e cila në fund të vitit pret fillimin e negociatave aderuese me BE-në, në shumë raste është kritikuar nga institucione evropiane për shkak të administratës së stërngarkuar dhe joefikase, për çka Qeveria e re synon reduktimin e saj për 20%.

Tv Klan