Bazuar në të dhënat e deritanishme për sezonin 2023/24, klubet gjysmëfinaliste të Europa League do të arkëtojnë një shumë të mirë nga UEFA. Pjesëmarrja në turne garanton 3.63 milionë euro. Më pas llogaritet renditjen historike/dhjetëvjeçare, një çmim total prej 69.75 milionë eurosh, i cili ndahet mes klubeve të futbollit në bazë të renditjes. Në këtë kuptim klubi i Romës grumbullon 3.96 milionë euro.

Nga ana tjetër bazuar në raundet e përfunduara brenda eventit për Romën priten minimumi 5.44 milionë euro. Nuk duhen harruar të gjitha shpërblimet për rezultatet e ndeshjeve, të cilat variojnë nga sfidat në grupe tek ato në fazën me eliminim direkt.

Duke mbledhur të gjitha shumat e shpërblimeve, Roma do të arkëtojë një total prej 22,61 milionësh, ndërsa Atalanta arrin në 22 milionë e 250 mijë. Pak a shumë të gjitha skuadrat gjysmëfinaliste do të përfitojnë këtë shumë.

Ndërsa për gjysmëfinalistët e Conference League shpërblimet nga UEFA shkojnë mbi 13 milionë euro. Për klubet e mëdha këto nuk janë shifra të konsiderueshme në krahasim me shpenzimet apo borxhet, gjithsesi janë para të mjaftueshme për të justifikuar pjesëmarrjen pasi të ardhurat më të larta vijnë nga sponsorët dhe e drejta e transmetimit.

Tv Klan