carabinieri

Policia italiane ka zbardhur vrasjen 49 – vjeçarit shqiptar me iniciale HT, nga 52 – vjeçari italian, Alesandro Palermiti, mbrëmjen e së enjtes. Xhelozia për të shoqen, e kishte detyruar italianin të përgjonte çdo lëvizje të saj.

Mbrëmjen e së enjtes, bashkëshortja e tij 47 – vjeçare, Rosina Rici, e cila punonte si kameriere, u takua pranë një fabrike me të dashurin e saj shqiptar. Pas kësaj, Palermiti i është sulur me thikë shqiptarit, duke e goditur 4 herë dhe duke e lënë të vdekur pak metra larg makinës “Mercedez”.

52 – vjeçari më pas detyroi bashkëshorten të hipte në makinën e tij, por jo shumë larg vendngjarjes u ndesh me një patrullë policie, që i bëri shenjë të ndalonte. Pasi nuk iu bind tabelës së policisë, karabinierët u vunë në ndjekje të 52 – vjeçarit, duke e arrestuar me duart me gjak.

Mediat italiane raportojnë se Palermiti donte të vriste dhe bashkëshorten. Sipas tyre, të tronditur për këtë ngjarje kanë mbetur dhe dy vajzat e çiftit, të cilat janë studente në universitet.

Tv Klan