skene-krimiPolicia e Peshkopisë tha se ka arrestuar autorin e vrasjes së 38-vjeçarit Basri Nikolli në fshatin Katund i Ri i të Komunës Luzni. Nikolli u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth orës 19:30, në rrugën pranë kasolles së bagëtive ngjitur me shtëpinë e tij.

Policia njoftoi mëngjesin e së mërkurës arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është Uran Skuka 41-vjeç. Skuka është kapur bashkë me armën e krimit në qytetin e Peshkopisë, në tentativë për tu larguar.

Viktima është vëllai i Hike Skukës, që në shkurt të vitit të kaluar, së bashku me kunatën Xhemilen, vranë vjehrrën e tyre duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

Pas këtij akti, të dyja nuset e fshehën kufomën në kasollen e bagëtive por pas disat ditësh gjithçka doli në dritë. Djemtë e familjes jetonin në emigracion, ndërsa e kanë konsideruar mjaft të rëndë aktin që nuset kryen me nënën e tyre.

Kështu, të martën në mbrëmje, njëri prej djemve morri hak duke i vrarë vëllain ish-bashkëshortes që tashmë ndodhet në burg. Policia tha se ai e ka pranuar krimin dhe se gjithçka e ka bërë për të marrë hak për nënën e tij.