Dinozaurët mund të jenë zhdukur nga goditja e një asteroidi, por shkencëtarët kanë zbuluar se këto krijesa gjigante kishin nisur të zhdukeshin si specie prej 50 milionë vitesh.

Deri më tani, pjesa më e madhe e ekspertëve besonin se dinozaurët kishin lulëzuar deri në kohën që një asteroid goditi tokën në brigjet e Meksikës, 66 milionë vite më parë, duke shkaktuar ndryshimin e klimës së planetit në mënyrë dramatike.

Por një studim i ri nga shkencëtarë të Universitetit Reading sugjeron se dinoazaurët po shkonin drejt zhdukjes miliona vite më parë se të ndodhte goditja nga asteroidi dhe sipas paleontologut Manabu Sakemoto, ata po zhdukeshin shumë më shpejt nga sa po riprodhoheshin.

Dr. Sakemoto dhe grupi i punës përdorën analiza të sofistikuara statistikore dhe të dhënat e fosileve për të studiuar 3 pemë të mëdha të familjes së dinozaurëve, në kërkim të provave se kur nisi zhdukja e tyre dhe shfaqjen e krijesave të tjera.

Ata vunë re se dinozaurët barngrënës u zhdukën shumë më shpejt sesa mishngrënësit, fundi i të cilëve erdhi më gradualisht.

Dr. Sakemoto tha se;

“teksa impakti i asteroidit mbetet kandidati primar i zhdukjes përfundimtare të dinozaurëve është e qartë se fundi i tyre kishte nisur kohë më parë”.

Sipas tij, diçka tjetër po i pengonte ata që të evulonin si specie, po aq shpejt sa po vdisnin.

Shkencëtarët besojnë se për shkak të mungesës së evolucionit, dinozaurët e kishin të pamundur që të merrnin veten nga kriza mjedisore e shkaktuar nga goditjet e meteroiteve, që errësoi diellin me miliona ton pluhur dhe ftohu klimën globale. /tvklan.al