Kim Jong-Nam, vëllai i liderit të diktatorit koreano-verior është vrarë nga një agjent toxik nervor.

Përfundimet janë bërë të ditura nga autoritetet Malajzinë, të cilat kanë dalë si rezultat i kampioneve të marrë nga fytyra dhe sytë e viktimës.

Instituti toksikologjik i Malajzisë tha se Kim Jong Nami është sulmuar nga agjenti toksik nervor VX, i cili nga ana e shteteve të bashkuara konsiderohet si një armë e shkatërrimit në masë.

Të dhënat e reja, forcojnë dyshimet se pas ekzekutimit të Kim Jong nam është Korea e Veriut, akuza të cilat janë mohuar nga vendi diktator.

(Vi iks) VX, është një helm shumë i fuqishëm, i cili duke penetruar nga lëkura sulmon sistemin nervor dhe shkakton vdekje të menjëhershme. Agjenti toksik, është pa aroma pa shije dhe pa ngjyrë dhe është ndaluar në vitin 1993 nga Konventa e armëve kimike./Tv Klan