ISMAELI

Në intervistën e saj për mediat, Ambera Saliji pranoi se kishte shkëmbyer numrin e telefonit me 17 vjeçarin e vrarë, Ismail Lulli, por nuk kishin patur asnjë takim mes tyre.

Por mediat italiane raportojnë se nuk ka qenë Igli Meta që i ka dërguar “SMS- në kurth”, por Ambera Saliji. Ajo i ka nisur një mesazh në celular 17 vjeçarit shqiptar ku i kërkonte të takoheshin. “Hajde, dua ta takohemi”- i kishte shkruar ajo, me kërkesë të të fejuarit, 20 – vjeçarit Igli Meta, autorit të krimit.

Ismaili nuk mendoi dy herë. Ai mori gjërat e tij dhe doli nga shtëpia, për herë të fundit. Megjithëse intervista e 19 vjeçares, Ambera Saliji për dy gazetat italiane “Corriere della Sera” dhe “ La Repubblica” ndezi indinjatë në Itali, për gjakftohtësinë përballë krimit dhe akuzave për racizëm ndaj banorëve të Sant Anxhelo në Vado, ajo  aktualisht nuk është nën hetim.

“Nuk mendova se donte ta vriste” u ka thënë ajo hetuesve, kur e morën në pyetje. Siç raportojnë mediat italiane, Ambera Saliji dhe familja e saj nuk ndodhen më në Lunano, qyteza vetëm 10 km nga vendi ku u krye vrasja e 17 vjeçarit. Turpi e beri të atin e vajzës shqiptare nga Maqedonia të largohen.

“Ndoshta nuk përjashtohet edhe mundësia te jetë hequr nga puna, pas ngjarjes”- shkruan TGCOM. Një nga pistat e hetimit është se tradhëtia e dyshuar, ajo që ndezi dhe xhelozinë e Igli Metës, e cila e shtyu drejt krimit, nuk ka qenë vetëm fryt i fantazisë së killerit. Ambera dhe Ismaili – ndoshta – kanë dalë bashkë dhe këtë Igli e ka mësuar pikërisht prej të dashurës.

Tv Klan