Një mister 42 – vjeçar është zgjidhur këtë javë, kur policia hetoi mbi zhdukjen e një nëne në Teksas, ku ajo kishte jetuar nën një pseudonim.

Lula Gillespie – Miller, tani 69 – vjeçe, pranoi në një intervistë me Texas Rangers se në vitin 1974, ajo la familjen e saj në qytetin Laurel dhe u zhduk, tha policia e shtetit në një deklaratë.

Por për shkak se ajo nuk ka kryer krim, policia ra dakord që mos ta bënte të njohur emrin Gillespie – Miller, që u përdor për ta indentifikuar në qytetin e vogël në jug të Teksasit, ku ajo jeton tashmë.

Gillespie – Miller, megjithatë i lejoi detektivët që t’ia jepnin kontaktet vajzës së saj Tammy.

“Në sajë të punës së madhe të detektivit Sergeant Scott Jarvis, të Policisë së Shtetit të Indianës, Tammy Miller shpreson të kontaktojë me nënën që asnjëherë nuk e ka njohur”-

lexohet në deklaratë.

Presidenti Nixon u zhduk pas skandalit “Watergate”, grupi suedez i pop -it ABBA bëri një hit me “Waterloo” dhe shkrimtari i panjohur në atë kohë, Stephen King, sapo kishte publikuar novelën e tij të parë “Carrie”, kur Gillespie Miller u zhduk, menjëherë pasi lindi fëmijën e tretë.

Në atë kohë ajo ishte 28 – vjeçe.

Mamaja e arratisur u ndje e re për të qenë nënë dhe ia la fëmijët prindërve të saj, deklaroi policia.

Që nga letra e 1975, që mbante adresën e postës së Richmond, Gillespie nuk pati më kontakte me të afërmit e saj. Por ata kurrë nuk rendën së shpresuari se do ta gjenin atë sërish.

Deri në Janar 2014, kur Jarvis mori përsipër rastin nga “The Doe Network”, një organizatë që ndihmon familjet të gjejnë njerëzit e humbur.

I pajisur me letrën e mamasë së humbur, Jarvis kërkoi në të dhënat e Departamentit e Policisë së Richmond dhe gjeti që ata kishin rastin e një gruaje në 1975 të varrosur në një varr të panjohur.

Ata dolën në përfundimin që gruaja misterioze ishte Gillespir Miller pasi krahasuan ADN -në me atë të Tammy Miller.

Ndërsa Jarvis gjeti një grua me ngjashmëri me Lula Gillespie Miller, që kishte jetuar në Teksas deri në 1990, sipas të dhënave.

Duke e përdorur atë si pikë referimi, ai kuptoi që ajo grua kishte jetuar në Teksas që nga 1990, ndoshta e fshehur pas një pseudonimi.

Atëherë Jarvis kontaktoi me policinë e Teksasit dhe të enjten ata trokitën në derën e Gillespie Miller./tvklan