Cifti DouglasÇifti i famshëm i Hollywoodit, Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas kanë rrëfyer momentet e vështira kur u përballën me sëmundjen e këtij të fundit.

Zeta-Jones rrëfeu se ka qenë në “shok” kur burri i saj Michael Douglas u diagnostikua me kancer.

Aktorja 44-vjeçare ka folur për herë të parë për luftën e bashkëshortit të saj kundër kancerit.

“Ndershmërisht, unë kam qenë me të vërtetë e dëshpëruar, kur morra vesh diagnozën e Michael. Një njeri që kishte aq pasion për jetën, që luftonte për të drejtat dhe më pas për herë të parë e shikon se ai lufton për jetën e tij, është situatë tepër e vështirë” – është shprehur Zeta-Jones.

Douglas tregoi se tre herë ishte bërë diagnoza e gabuar, përpara se të zbulonte se ishte i prekur nga kanceri.

Por tashmë, Michael pas një kursi të plotë kimioterapie, që bëri të humbasë edhe 18 kg nga pesha e tij,  më në fund e ka mundur të keqen dhe është i gatshëm për të rimarrë “frenat” e jetës, krah bashkëshortes së tij të bukur dhe dy fëmijëve.

Mitka Sejdini