Liverpool ka nisur bisedimet me klubin e Feyenoord pasi ka interes për trajnerin Arne Slot, që e shikon si pasuesin e teknikut Jurgen Klopp.

Slot ishte pranë kalimit te Tottenham-i në sezonin e shkuar, por ai zgjodhi që të rinovonte kontratën me klubin holandez deri në vitin 2026. 45 vjeçari është vlerësuar për futbollin e tij inovativ dhe sulmues, ndërsa fitoi titullin kampion në sezonin 2022-2023, si dhe Kupën të dielën.

Në sezonin e tij të parë te Feyenoord ai udhëhoqi ekipin në finalen e Ligës së Konferencës, ku u mund nga Roma në Tiranë. Klopp njoftoi në janar se do të tërhiqej si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit.

Gjermani iu bashkua klubit në tetor të vitit 2015 dhe me të kuqtë ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier League, Kupën e Botës për Klube, FA Cup, League Cup, Superkupën si dhe Community Shield.

Klan News