Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ish-Kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD Sali Berisha sot në mesditë.

Ka qenë Basha që ka shkuar në zyrën e Berishës në “ABA Center”, me të cilin besohet se ka diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Takimi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka zgjatur rreth 45 minuta. Pas largimit nuk ka patur asnjë prononcim për mediat nga kryetari i PD.

/tvklan.al