Angela Merkel mund të rizgjidhet kancelarja e Gjermanisë për një mandat të katërt në zgjedhjet e së dielës, një rezultat që mund të vulosë fatin e Kontinentit Europian në drejtim të bashkimit politik dhe ekonomik gjithnjë e më të ngushtë.

Nëse do të besojmë sondazhet, fitorja pro-evropiane e Merkel është tashmë e sigurt.

Sondazhi i fundit i botuar nga gazeta Bild tregoi se koalicionin konservator i CDU-CSU i Merkelit ruan avantazhin e 36% të votave përpara rivale të SPD-se të cilët do të mund të sigurojnë deri në 22 % të votave.

Sipas këtij skenari, themelet e politikës Europiane do të marrin fryme lirshëm përsa kohë që partia populiste dhe anti-europiane AfD të lihet jashtë.

Zgjedhjet vijnë pas disa proceseve në Europë të cilat u mbyllën me rezultate dramatike për të ardhmen si dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, fitorja e diskutueshme e Donald Trump apo Emanuel Macron, i cili la jashtë derës establishmentit politik të Francës.

Zgjedhjet gjermane mund të krijojnë më pak tituj lajmesh, por nuk janë më pak të rëndësishme.

– Bashkim me i afërt i vendeve të BE-së!

Kjo është ajo që analistët shpresojnë të ndodhë nëse Merkel do të zgjidhet sërish në krye të Bundestagut.

Ripërtëritja e aksit franko-gjerman, shihet si një shans unik për Bashkimin Europian të cilit i ka ardhur koha të kalojë tashmë në një stad tjetër të zhvillimit.

Tv Klan