Më 21 Prill mbahen në 4 komunat veriore

Kosova do t’i huazojë nga Shqipëria kamerat të cilat do të përdoren më 21 Prill në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ku qytetarët do të votojnë për apo kundër largimit të kryetarëve aktual e që janë shqiptarë.

Për këtë nevojitet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Komisionet Komunale Zgjedhore në veri aktualisht janë duke bërë vlerësimin e qendrave të votimit.

Është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat veriore, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre.

Më 21 Prill, KQZ -ja ka vendosur që të votojnë qytetarët e katër komunave veriore për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit të vitit të kaluar. 

Tv Klan