Kandidati i “Frontit Evropian”, për President, Bujar Osmani, është fituesi absolut i zgjedhjeve presidenciale Maqedonisë së Veriut në kampin shqiptarë, me një diferencë prej rreth 35 mijë votash në raport me kandidatin tjetër shqiptar nga radhët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Osmani është renditur i treti nga shtatë kandidatë ne garën presidenciale duke fituar pothuajse në çdo vendbanim me shumicë shqiptare. Ky rezultat i paraprin zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit.

Ndërkaq në Kosovë kundërshatarët e kryeministrit e akuzojnë Kurtin se i përçau shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas PDK-së dhe LDK-së nëse Bujar Osmani nuk do të rivalizohej nga kandidati i mbështetur nga Kurti, Arben Taravari ai do të kalonte në balotazh.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratiket të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kurti është zgjedhur që ta qeverisë si duhet Kosovën dhe jo t’i përçaje shqiptarët.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumnir Abdixhiku, i cili shprehet se nëse shqiptarët do të ishin bërë bashkë, do të kishin marrë një rezultat historik. Fajtor për këtë përçarje ai bën Albin Kurtin.

Klan News