Komisioni Elektoral në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore për votimet brenda PD që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Përmes një njoftimi për mediat, PD thotë se procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe​ marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.​

/tvklan.al