Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetin social “X” ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij, ministri Hasani shprehet se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët, bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave dhe se e ardhmja është drejt Bashkimit Europian.

“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike”, shkruan Hasani në “X”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 53 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31.

/tvklan.al