Konservatorët e Partisë Popullore të kryeministrit Mariano Rajoy, fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme në Spanjë. Edhe pse mori 137 vende në Parlament, nga 123 që kishte marrë në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, Partia Popullore është ende larg kuotës së 176 deputetëve që i nevojiten për të qeverisur e vetme.

Mariano Rajoy, doli të festojë fitoren me mbështetësit në sheshin Cibeles, në Madrid. Ai tha se partia e tij ka të drejtën e qeverisjes së vendit pasi fitoi mbështetjen e popullit.

Këto zgjedhje rezultuan një zhgënjim për partinë socialiste të drejtuar nga Pedro Sanchez, që mori 85 deputetë nga 90 që kishte marrë në dhjetor.

Ndërsa në vend të tretë e të katërt u renditën dy partitë e vogla, të majtët e Unidos Podemos dhe liberalët e djathtë të Ciudadanos.

Lideri i liberalëve të djathtë, Albert Rivera, deklaroi se është i gatshëm të formojë koalicion qeverisës me kryeministrin Rahoi, por gjithësesi bashkimi i votave me partinë popullore nuk formon shumicën qeverisëse.

Rritja politike e të majtëve të Unidos Podemos, i dha fund bipartitizmit të Partisë Popullore dhe asaj Socialiste prej më shumë se tre dekadash në Spanjë. /TV KLAN