Samiti i Sofies është prezantuar si një samit kyç për integrimin europian të vendeve të Ballkanit. 15 vjet pas perspektivës europiane që iu dha vendeve të Ballkanit në Samitin e Selanikut të 2003, samiti i Sofies pritej të konfirmonte anëtarësimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit në këtë organizatë. Por në draft-konkluzionet e samitit të liderëve europianë, gjuha e përdorur nuk është në lartësinë e ambicies së vendeve të Ballkanit.  Aty nuk përmendet as togëfjalëshi anëtarësim i ardhshëm dhe as termi zgjerim. Liderët europianë i mëshojnë qartësisht angazhimit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror para se të flasin për anëtarësim

”.

Në draft konkluzionet e samitit, Bashkimi Europian përshëndet angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat dhe parimet evropiane dhe vizionin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar. BE përshëndet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për parësinë që i japin demokracisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht  luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjes së mirë, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

Zbatimi efektiv i këtyre reformave mbështetet në këto themele. Shoqëria civile dhe mediat e pavarura luajnë një rol vendimtar në procesin e demokratizimit

”, thuhet në draft-konkluzionet e samitit. Në aspektin rajonal, BE-ja mbështet gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare përfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet  dypalëshe të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës dhe përkushtimin e përpjekjeve shtesë për pajtimin.

Tv Klan