Editorial – “The New York Times”

‘Pllakat tektonike’ të Europës po zhvendosen dhe Presidenti Trump është në zemër të kësaj trazire. Kancelaria gjermane, Angela Merkel e tha troç të dielën: “

Kohët në të cilat ne mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët kanë marrë fund”

dhe përfundimi është se “

ne europianët duhet ta marrim fatin tonë në dua

r.”

Me këtë rresht u bë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk janë më partneri i besueshëm që vendi i saj dhe pjesa tjetër e Europës janë mbështetur prej një kohe të gjatë. Që prej Luftës II Botërore Shtetet e Bashkuara udhëhoqën rrugën e ndërtimit të një rendi të ri ndërkombëtar me rrënjë në NATO dhe Bashkimin Europian, sikurse edhe me besimin tek demokracia dhe tregjet e lira. Britania, Franca dhe Gjermania ishin në qendër të kësaj përpjekjeje, që për 70 vite ruajti paqen dhe ndau prosperitet tek miliona njerëz teksa qëndronte palëkundur përballë kërcënimit Sovjetik, duke ndihmuar në përfundimin e Luftës në Bosnje Hercegovinë dhe luftimin e ekstremizmit në Afganistan.

Ky partneritet trans-atlantik është ende jetik. Por është e paqartë si dhe sa mirë do të funksionojë në një kohë që lidershipi amerikan tërhiqet. Deri më tani, askush nuk po flet për shpërbërjen e NATO-s; sa i përket sigurisë, Europa ende varet nga arsenalet nukleare dhe konvencionale të Amerikës. Deklaratat e Merkelit nënvizuan ndasitë e thella mes Europës dhe SHBA-ve nga të cilat ka një përfitues të qartë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili prej kohësh ka dëshiruar shthurjen e aleancës, kundërshtare e Moskës në Luftën e Ftohtë.

Para se Trump të merrte pjesë në takimet e para të NATO-s dhe G7-ës javën e kaluar, liderët europianë shpresonin se ata mund ta bindnin në çështjet kritike. Kjo tashmë duket si një ëndërr e parealizueshme. Trump këmbënguli në impulset më shkatërruese të fushatës së tij duke trajtuar me arrogancë anëtarët e tjerë për atë që ai e quajti nivel të pamjaftueshëm shpenzimesh ushtarake dhe duke refuzuar rikonfirmimin e themelit të NATO-s për angazhimin në mbrojtjen e ndërsjellët. Ai po ashtu kishte mospërputhje me aleatët në çështje të tjera. Ai propozoi një linjë më pajtuese me Rusinë dhe refuzoi, pavarësisht lutjeve të tyre, të mbështesë marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Kur u kthye në atdhe, Trump i fryu më shumë zjarrit duke u ankuar në një tweet se Gjermania paguan

“shumë më pak se duhet në NATO dhe ushtri. Shumë keq për SHBA-të. Kjo do të ndryshojë.

” Komentet e tij shfaqen mospërfillje ndaj mënyrës së si funksionon NATO, përpjekjeve të Merkelit për ta shtyrë vendin e saj të harxhojë më shumë në mbrojtje dhe më në terma të përgjithshëm, ndaj mënyrës se si komente si ky fyejnë një aleat të besueshëm.

Droja e Europës vetëm sa është thelluar kur kongresi brohoriti Trumpin. Republikanët, të cilët dikur krenoheshin si kujdestarë të sigurisë kombëtare, kanë shfaqur shqetësim të paktë lidhur me mënyrën se si Trump i ka trajtuar anëtarët e NATO-s, apo për lidhjet e ndihmësve të tij me Rusinë. Në një deklaratë, Senatori Bob Vorker, kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme në Senat, foli për udhëtimin e Trumpit në Europë dhe Lindje të Mesme, duke thënë se ishte “ekzekutuar afër perfeksionit.”

Këto stresime të reja në aleancë vijnë në kohë të keqe. Europa është goditur nga kriza financiare greke; rritja e autoritarizmit në Turqi, Hungari dhe Poloni; vendimi i Britanisë për t’u tërhequr nga Bashkimi Europian dhe fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Ndërkohë Putin, gjithmonë i etur për të zgjeruar influencën ruse, ka shfrytëzuar çdo dobësi dhe krizë, sëbashku me nxitjen e disa të tjerave. Rusia pushtoi Ukrainën dhe ka ndërhyrë në fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Gjermanisë. Putin ka ndërhyrë në Shtetet Baltike, ka kultivuar aleatët e krahut të djathtë ekstrem në Hungari dhe i ka ardhur rrotull Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në fundin lindor të NATO-s. Ai tashmë po i vjen rrotull Italisë me një ambasador të mençur në Romë dhe duke financuar partitë anti-establishment.

Ka edhe disa zhvillime pozitive. Një është që Merkeli duket e angazhuar të luajë rol udhëheqës teksa SHBA-të tërhiqen; një tjetër është zgjedhja nga Franca e Presidentit Emmanuel Macron, i cili ka demonstruar gatishmëri për të punuar në partneritet me Merkelin. Dy palët nuk do të jenë gjithmonë dakord, por Gjermania ka nevojë për Francën dhe Macron është i duhuri.

Vizita e parë jashtë e Macronit ishte në Berlin. Dhe vetëm disa ditë më vonë, ai tregoi se nuk druhet në marrjen e përgjegjësive. Pasi përshëndeti Trumpin, Macron qëllimisht pranoi të vazhdonte shtrëngimin e duarve për t’ia bërë të qartë: Nuk jam loloja yt! Ai po ashtu shënoi një tjetër arritje kur takoi në Versaje Putinin, i cili me shumë gjasa kishte punuar për të ndihmuar rivalen e tij, kandidaten e ekstremit të djathtë për Presidente, Marine Le Pen. Macron e priti Putin me nderime të plota por nuk ia kurseu fjalët lidhur me rolin shkatërrues të Rusisë në konfliktin sirian, në Ukrainë dhe në përhapjen e lajmeve të rreme. Mesazhi për Europën ishte se: Asnjë  çështje madhore nuk mund të zgjidhej pa folur me Rusinë, por ndryshimet me Moskën nuk duhej të fshiheshin nën rrogoz.

Për momentin duket sikur është në dorë të Merkelit dhe Macronit ta mbajnë aleancën gjallë dhe relevante, të paktën deri sa Trump kupton nevojën për lidership amerikan ose derisa një tjetër president, më i mençur, ta zëvendësojë.

Shqipëroi tvklan.al